40 vjet më parë telefonata e parë pa kabëll
02/04/2013 00:00
Më 3 prill të vitit 1973 një studiues zbriti në rrugët e Nju Jorkut dhe
nga aparati i tij i madh sa një këpucë i telefonoi rivalit të tij:
“Motorola ia doli mbanë, telefonia e lëvizshme është një realitet”.
Personi që bëri telefonatën në fjalë është Martin Cooper, ndërsa rivali i tij është Joe Engel i “Bell Labs”. Ajo ishte telefonata e parë pa kabëll që ndryshoi historinë e telefonisë dhe jetët tona.
Dhe që atëherë u shkua edhe më tej, së shpejti për të telefonuar do të kemi Google Glass ose do të flasim me iWatch në dorë.
Top Channel