Profesionet “e mashtruesve”

01/04/2013 18:10

Të gjithë themi që e urrejmë gënjeshtren dhe se perpiqemi t’i shmangemi sa më shumë njerëzve të pasinqertë.

Ne punet e perditshme, genjeshtrat, te zeza apo te bardha qofshin, perdoren rendomte per te dale nga situate te sikletshme, por cilat jane disa nga profesionet qe konsiderohen si gjenerues genjeshtrash?

Se pari, avokatet kane mbajtur per kohe te gjate nofken e genjeshtareve.

Profesioni i lidhur ngushtesisht me artin e bindjes apo siç njihet ndryshe “retorika”, mjafton qe te argumentoje saktesisht historine ne sallen e gjyqit, paçka se e verteta mund te jete krejt ndryshe.

Aq e vertete eshte perceptimi per avokatet si “ikona”te genjeshtres, saqe anglezet kur i referohen atyre, thone “Lier-Lowyer” ne shqip “Genjeshtar-Avokat”.

Aktoret konsiderohen si “genjeshtare” te realitetit. Skenaristet e filmave, nen efektin e kameres, ndertojne copeza jete, ku aktori apo aktorja edhe pse nuk kane asgje te perbashket me personazhin, futen brenda rolit te genjeshtert.

Agjenti i shitjeve, eshte nje tjeter profesion qe detyrohet te genjeje per hir te arritjes se qellimit.

Nuk ka rendesi nese je duke shitur nje objekt te perdorimit te perditshem apo banese, e rendesishme eshte “manipulimi” dhe shprehja “qellimi justifikon mjetin”, arrijnë te shesin.

Operatoret telefonikë konsiderohen gjithashtu si profesion i “pasinqerte”. Ne saje te zerit te operatorit dhe “teknikes” te tij per te imponuar, klienti pranon sherbime apo produkte qe as qe mund t’i interesojne.

Edhe pse jane nen hije, agjentet sekretë jane quajtur gjithmone profesion i genjeshtert. Ata ridertojne jeten e tyre deri ne detaje, per hir te punes, paçka faktit se kane nje jete personale.

Mund te thuhet se pikerisht per hir te kesaj “metamorfoze” agjentet jetojne ne genjeshter .Te fundit, por jo me te parendesishmit jane politikanet.

”Makiavelizmi” vertetohet plotesisht ne kohe fushatat elektorale ku çdo gje behet per nje vote me teper.

Nuk ka rendesi genjejne apo jo, rendesi ka fakti se votat numerohen dhe premtimet elekrorale avullojne si uji. Ne keto profesione, nenshtrimi ndaj tundimit per te genjyer eshte nje kurth me vete.

Sa me shume te shtyhesh ne genjeshter, aq me shume mesohesh, deri sa nuk te ben me pershtypje fakti, duke u kthyer nje dite ne genjeshtar profesionist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA