Nelson Mandela po përmirësohet

01/04/2013 00:00

Mjekët që po kurojnë Nelson Mandelën për një infeksion në mushkëri kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Afrikës së Jugut po përmirësohet.

Në një komunikatë të publikuar të dielën njoftohet se “Mandela ka kaluar një ditë të qetë në spital dhe po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor”.

94-vjeçari ka kaluar katër ditë në spital dhe nuk dihet se kur do të dalë. Kishat në mbarë Afrikën e Jugut janë lutur gjatë meshës së Pashkëve për liderin i cili luftoi kundër aparteidit.

Presidenti aktual i vendit, Jacob Zuma, nëpërmjet një komunikate falenderoi të gjithë ata që “u lutën për Madibën në të gjitha kishat e vendit”.

Mushkëritë e Nelson Mandelës janë dëmtuar rëndë nga puna e detyruar që ka bërë gjatë periudhës në burg dhe ky është shtrimi i katërt në spital për të gjatë dy viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA