Murriqan, kapen me 1.5 kg heroinë, tre në pranga
01/04/2013 00:00
Kapen në kufirin me Malin e Zi me 1.5 kg heroinë, tre në pranga. Burimet
zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se pasditen e së dielës
janë sekuestruar nga policia kufitare në pikën doganore të Murriqanit
1.5 kg heroinë, që po transportohej me një automjet ku udhëtonin tre
persona, tashmë të arrestuar.
Ata janë drejtuesi i mjetit me inicialet A. I., dhe dy pasagjerët: J. I dhe B.I. Policia nuk bën të ditur emrat e plotë për arsye të hetimeve, ndërsa po kërkon edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.
Top Channel