Mbappé fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani
Iker Casillas është kthyer nga dëmtimi që pësoi në fund të janarit dhe pritej që të zinte vendin e tij në portë për fazën finale të sezonit, aty ku Real Madrid do të luajë finalen e Kupës së Mbretit dhe do të tentojë fitoren e Ligës së Kampioneve.
Por, kapiteni i skuadrës do t’i shohë ndeshjet më të rëndësishme nga stoli i rezervave pasi Jose Mourinho ka vendosur që Diego Lopez do të vazhdojë të ruajë vendin në formacion pas paraqitjeve të mira të tij.
Trajneri i Real Madrid tha pas ndeshjes që skuadra madrilene barazoi ndaj Real Zaragoza me rezultatin 1-1 ditën e shtunë se portieri i blerë në janar nga Sevilla do të vazhdojë të ruajë portën e ekipit.
“Edhe një herë tjetër Diego Lopez luajti shumë mirë. Nëse vazhdon kështu, është shumë vështirë që të humbë vendin në formacion”, deklaroi portugezi, i cili nuk e grumbulloi me Zaragozën dhe nuk do e grumbullojë as kundër Gallatasarajit portierin Casillas.
Iker është i pakënaqur nga kjo situatë, por për momentin nuk e ka shfaqur këtë gjë në media. Mbase është në pritje të gabimeve të Diego Lopez.
Top Channel