Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest me burg personin e arrestuar në Zapod dhe të akuzuar për rrëmbimin e një fëmije 8 vjeç.

Nderkohe qe vijojne hetimet per rastin e ndodhur tre vjet me pare kur u zhduk nje tjeter femije ne te njejtin fshat. I arrestuari eshte Begzim Isa, student ne Kosove, i cili sipas policise kishte rrembyer mbremjen e se premtes nje femije ne fshat dhe pas pergjimeve nga ana e policise ai u arrestua te shtunen ne mbremje.

Por familjaret e te ndaluarit protestojne duke rrezuar teresisht kete version. Vellai dhe nena e te ndaluarit kane protestuar para komisariatit te policise ku mbahej i arrestuar 20-vjeçari.Sipas policise 20-vjeçari kishte rrembyer edhe here te tjera femije.

Kjo ngjarje ka rikthyer ne vemendje zhdukjen e vogelushes Bleona Mata, tre vjet me pare ne te njejten zone. Vajza ende nuk eshte gjetur por policia po heton ceshtjen dhe mendohet se eshte ndaluar serish nje nga vajzat qe ishte me te diten e zhdukjes, me 22 maj te vitit 2010.

Top Channel