Qeveria ruse nuk do të kompensojë shtetasit, të cilët humbën shuma të konsiderueshme nga depozitat në bankat qipriore.
Rusët kanë të depozituara disa miliardë euro në bankat e Qipros dhe për shkak të krizës ekonomike, në dy bankat kryesore të goditura rëndë pritet të paguhen vetëm 60-70% të shumave në llogaritë me mbi 100 mijë euro.
Humbje të tilla do të jenë një “fatkeqësi e madhe”, deklaroi zëvendëskryeministri Igor Shuvalov, “por, Rusia nuk do të marrë masa për të ndrequr këtë situatë”.
”Megjithatë, Moska do të asistojë në rastet e humbjeve të rënda, përfshi të atyre kompanive, në të cilat shteti zotëron aksione”, shtoi Shuvalov.
Për momentin, Qipro ka vendosur kufizime edhe mbi tërheqjet e parave nga bankat.
Në mars, në pamundësi për të përballuar shpenzimet, qeveria qipriote iu drejtua për ndihmë BE-së, duke marrë një paketë ndihme prej 10 miliardë eurosh, me kushtin paraprak të shkurtimit të 5,8 miliardë eurove nga buxheti, në disa vjet.
Top Channel