Dy persona humbën jetën në Kinë nga një grip i ri shpendësh, i cili po vendos në alarm të gjithë komunitetin shëndetësor botëror.
Dy viktimat, të moshës 27 dhe 87-vjeçare, jetonin në Shanghai, ndërsa një grua 35-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të qytetit Shuzhu, informoi Agjensia e lajmeve “Xinhua”.
Viktimat kishin secili simptomat e zakonshme të etheve dhe dështimave, të cilat u përkeqësuan me një ritëm të pazakontë në një pneumoni të rëndë, e cila rezultoi fatale.
Një ekip ekspertësh përcaktoi e viktimat kishin humbur jetën si rrjedhojë e infektimit me virusin “H7N9”, i cili nuk ishte gjetur më parë midis njerëzve.
Ekspertët po përpiqen të përcaktojnë se si kaloi gripi i shpendëve tek njerëzit, por kanë përjashtuar mundësinë që njëri prej tyre të ketë infektuar dy personat e tjerë.
Autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë duke ndjekur me shqetësim çështjen, në bazë të frikës për përhapjen e një epidemie të rrezikshme gripi, për të cilën mungojnë kurat e përshtatshme.
Në vitet e fundit, disa gripe shpendësh kanë vendosur në alarm autoritetet shëndetësore në të gjithë botën.
Në vitin 2003, virusi “H5N1” infektoi mbi 600 persona, kryesisht në Kinë, nga të cilët 371 ndërruan jetë.
Po të njëjtin vit, një virus “H7N7”, me qendër në Holandë, i kushtoi jetën të paktën 90 personave.
Top Channel