Foto e vecantë e “Kreshtave” milaniste
01/04/2013 00:00
Tre “Kreshtat” e Milanit nuk zbavisin vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Balotelli, El Sharaui dhe Niang kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u uruar gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkës.
Tre sulmuesit e kuqezinjve kanë zgjedhur të postojnë në internet një foto ku tregohen duke fjetur në pjesën e vendosjes së bagazheve në një tren. Fotoja u publikua nga El Sharaui në profilin e tij në rrjetin social Tëitter me urimin “Në rregull, ne po flemë. Gëzuar Pashkët të gjithëve!”.
Aparati që ka regjistruar këtë moment të cuditshëm të lojtarëve të Milanit është shkrepur në trenin e linjës Milano-Verona, ku kuqezinjtë udhëtonin për takimin, më pas të fituar 0-1, me Kievon.

Top Channel