”Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk është një përparësi për Brukselin, ndonëse e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të vendoset në diskutim”.

Ky është opinioni i eurodeputetes Tanja Fajon, e cila u takua me zyrtarë malazezë, gjatë një vizite të realizuar të hënën në Podgoricë.

”Lajmi i anëtarësimit të Kroacisë në korrik është një lajm i shkëlqyer për rajonin, por është fakt se kriza ekonomike e Eurozonës, ka spostuar çështjen e zgjerimit nga axhenda dhe qendra e vëmendjes së Bashkimit Europian”, deklaroi Fajon.

Duke komentuar zhvillimet në rajon, ajo shtoi: “Zhvillimet e fundit në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni janë gjithashtu inkurajuese”.

Ndërsa përsëriti retorikën për rritjen e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për funksionimin e shtetit ligjor, ra në sy fakti se Fajon përjashtoi vetëm Shqipërinë dhe Bosnjen, nga lista e vendeve që sipas saj kanë bërë përparime të mira së fundmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA