
Me sytë e lidhur, një i dënuar me vdekje tymosi për herë të fundit një cigare, përpara se ekzekutimi i tij të filmohej, fotografohej dhe të transmetohej kudo në Kuvajt, për t’i treguar njerëzve se çfarë i pret nëse edhe ata do të vrasin, si i sapoekzekutuari.
Së bashku me dy vrasës të tjerë, shtetas pakistanezë, sauditë dhe pa shtetësi, tre personat u ekzektuan këtë të hënë në një skelë të improvizuar, në një parking në kryeqytetin e Kuvajtit, Kuvajt Siti.
Ky ishte dënimi i parë i Kuvajtit në gjashtë vite. Vendi i vogël i Lindjes së Mesme kishte ndërprerë përkohësisht ekzekutimet, por pas një rritje të numrit të krimeve së fundmi, vendosi të propagandonte sa më shumë të gjithë momentet e ekzekutimit të vrasësve.
Organizata të të drejtave të njeriut protestuan ashpër ndaj këtij veprimi, duke konsideruar se Kuvajti hodhi një hap pas në fushën e të drejtave të njeriut.
Sipas të dhënave, 48 të tjerë të dënuar me vdekje janë në pritje të ekzekutimit të tyre në burgjet kuvajtiane.
Top Channel