Cigarja e mëngjesit rrit rrezikun e kancerit
01/04/2013 00:00
Duhanpirësit të cilët nisin të tymosin menjëherë sapo zgjohen në mëngjes janë më të ekspozuar ndaj kancerit të mushkërisë dhe të gojës sesa personat që presin të paktën gjysmë ore për të ndezur cigaren e parë të ditës.
Ky është rezultati i një kërkimi shkencor të kryer nga Universiteti i Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Steven Branstetter, udhëheqësi i studimit, theksoi: “Mendojmë se ata që pinë cigare sapo zgjohen, thithin më thellë nikotinën.”
Studimi ka vëzhguar 1945 duhanpirës dhe 32% prej tyre pinin cigaren e parë të ditës 5 minuta pasi zgjoheshin në mëngjes. Pikërisht këta persona janë më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri, sipas përfundimeve të kërkimit shkencor.
Top Channel