“Barça, më e mirë se Spanja”
01/04/2013 00:00
“Barcelona është më e mirë se Spanja.” Ky është mendimi i kapitenit të Paris Saint Germain, Christophe Jallet, i cili do të ketë përballë katalanasit ditën e martë, ndërsa javën e kaluar ishte pjesë e kombëtares franceze që u mund në Paris nga Spanja.
“Barcelonës nuk mund t’i marrësh topin. Dihet se ata do të kenë zotërimin e topit”, theksoi mbrojtësi i krahut, i cili nuk ka asnjë dyshim se takimi i çerekfinales së Ligës së Kampioneve do i ngjajë shumë atij të eliminatoreve të botërorit.
“E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ata do të kontrollojnë lojën, ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten. I kemi mundësitë për fitore”, deklaroi Jallet.
Top Channel