Aksi problematik Tepelenë-Memaliaj

01/04/2013 00:00

Aksi kombëtar Tepelenë-Memaliaj prej 6.5 km pjesë e nyjes kryesore të transportit në nyjen Tepelenë-Levan, është kthyer në makthin e përditshëm të 3500 mjeteve që udhëtojnë mesatarisht drejt jugut dhe anasjelltas.

Punimet e parashikuara për të përfunduar në korrik të vitit 2010 nuk janë ende as në fazën e trashesë dhe rruga është në gjendje disa herë më të keqe se para nisjes së punimeve.

Ditët e fundit në këtë aks janë parë mjete të rënda që kanë nisur të punojnë në skajin e segmentit në anë të Tepelenës. Sipas drejtuesve të mjeteve, ndërtimi i këtij aksi është kritik për qarkullimin.

Ata thonë se në një gjendje të tillë u duhet rreth 40 minuta për të përshkuar vetëm 6.5 kilometër që është gjatësia e rrugës së prishur.

Top Channel