Një 16-vjeçare ka denoncuar babain e saj, se e përdhunonte prej 3 vjetësh. Adem Geci, 58 vjeçari me banim në Levan, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga uniformat blu të komisariatit të Fierit.
Familja Geci ka pak vite, që ka zbritur nga Tropoja në qytezën e Levanit. Kallëzimi i 16-vjeçares është bërë në komisariatin e policisë së Bajram Currit, pasi ajo kishte rreth tre muaj, që ishte larguar nga banesa e saj në Levan dhe kishte shkuar te të afërmit e saj në rrethin e Tropojës.
Fqinjët e familjes Geci thonë se nuk kanë dijeni për këtë ngjarje, ndërsa arrestimi i 58-vjeçarit erdhi pas bashkëpunimit të bluve të Fierit me policinë e komisariatit të Tropojës.
Sipas policisë, Adem Geci akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga nenet 101 dhe 106 të Kodit Penal.
Denoncimi i 16-vjeçares është pohuar edhe nga familjarët e tjerë të saj.
…
Më parë gjatë marsit, u zbulua pedofili serial Ardian Prrenjasi, i cili pranoi edhe autorësinë për vrasjen e 11-vjeçarit Julian Çela.
Gjatë javës, një 53-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u arrestua për letrat e dashurisë dërguar një 14-vjeçareje.
Në Durrës, gjithashtu gjatë javës, një 32-vjeçar u arrestua pasi tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare, të shpëtuar pas britmave nga fqinjët e saj.
Për të, këtë të dielë u shpall masa e sigurisë burgim pa afat.
Arrestime të tjera abuzuesish të dyshuar me të mitur kanë ndodhur edhe në Korçë e periferinë e Tiranës, edhe këto raste vetëm gjatë muajit mars.
Top Channel