Korea e Veriut kërcënon SHBA

31/03/2013 21:15

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, paralajmëron se do të shtojë arsenalin bërthamor për t’i bërë ballë kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara.

Në hapjen e punimeve të Komitetit Qëndror të Partisë, ai tha se “armët bërthamore nuk janë një monedhë për shkëmbim politik apo negociata ekonomike, por as nuk do të braktisen përballë kërcënimeve imperialiste”.

Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të goditur edhe bazat amerikane në Japoni, në rastin e një lufte në gadishullin korean.

Lajmi raportohet në të përditshmen e Partisë së Punëtorëve, “Rodong Sinmun”, që flet për bazat e Misauas, Jokosukas dhe Okinauas.

Kërcënimi mbërriti një ditë pas lajmërimit të Penjanit, për shpalljen e “gjendjes së luftës” me Korenë e Jugut, duke iu bashkuar perspektivës së një “lufte bërthamore”, nëse vendi fqinj dhe Shtetet e Bashkuara do të nisnin aktivitete ushtarake kundër Koresë së Veriut.

Por, përballë toneve të ashpra të Penjanit, Seuli nuk do të rrijë duarkryq. Niveli i gadishmërisë është i lartë në Korenë e Jugut.

Siç raporton agjencia e lajmeve Jonhap (Yonhap), në javën e parë të prillit do të kryhen stërvitje ajrore dhe detare, për gadishmërinë e forcave të armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA