Presidenti kinez, Xi Jinping, ka nënshkruar një varg marrëveshjesh dhe u zotua të forcojë lidhjet dypalëshe, teksa i dha fund udhëtimit të tij në Afrikë me vizitën në Republikën e Kongos.
Marrëveshjet përfshijnë një port lumor në Oyo, vendlindjen e presidentit kongolez, Denis Sassou Nguesso, dhe një port detar në Pointe-Noire, i cili eksporton dërgesat e xeherorëve të mineraleve.
Kongo është një prodhues i rëndësishëm i naftës. Kina, ndërkaq, është partneri më i madh tregtar i tyre. Përpara Kongos, Xi vizitoi Tanzaninë dhe Afrikën e Jugut.
Kina është bërë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Afrikës gjatë viteve të fundit. Të premten, Xi tha se dëshironte të forconte lidhjet me Kongon, “drejt një niveli të ri e më të lartë”.
“Në të ardhmen, zhvillimi i Kinës do të jetë një mundësi e paprecedentë për Afrikën, si dhe zhvillimi i kësaj të fundit për vendin tim gjithashtu”, tha ai në një seancë parlamentare në kryeqytetin Brazzaville.
“Presim që të punojmë së bashku me miqtë tanë afrikanë për të kapur majat e mundësisë historike që na jepet, si dhe të zgjerojmë më tej bashkëpunimin, në mënyrë që të sjellim më shumë përfitueshmëri për popullin kinez dhe atë afrikan”.
Presidenti Sassou Nguesso lavderoi Kinën, duke refuzuar akuzat e neo-kolonizimit të drejtuar ndonjëherë kundër superfuqisë aziatike.
Top Channel