Shpresat për t’i gjetur gjallë 83 minatorët e bllokuar nën një masiv dheu në Tibet po shuhen me kalimin e orëve. Trupi i parë i pajetë u gjet në kampin e shkatërruar nga një rrëshqitje toke, që ndodhi në kohën kur minatorët ishin në gjumë.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa rreshtur, pavarësisht të ftohtit të acartë, problemeve nga lartësia dhe rrezikut të rrëshqitjeve të tjera të dheut e gurëve. Por, shpresat për të gjetur ndonjë të mbijetuar janë të pakta.
Miniera ndodhet në një lartësi prej 4.600 metrash nga niveli i detit. 2000 forca policiore, zjarrfikës e mjekë u dërguan në zonë bashkë me 200 buldozerë që po largojnë gurët e dheun.
Por kërcitjet që dëgjohen nga malet përreth lënë të kuptohet se episodi rrezikon të përsëritet. Nga ana tjeter, temperaturat prej 3 gradësh Celsius nën zero nuk lejojnë nga ana tjetër qentë të nuhasin siç duhet.
Miniera, që prodhon kryesisht bakër, por edhe ar e argjend, menaxhohet nga një degë e grupit kombëtar kinez të floririt, prodhuesi më i madh i metalit të çmuar në vend.
Top Channel