Mbappé fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani
Juventusi i Kontes mundi në “San Siro” 2-1 Interin, duke hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion në Itali dhe duke vajtur me moral të lartë në ndeshjen e parë me Bajernin, në Ligën e Kampioneve.
Bardhezinjtë kaluan shumë shpejt në avantazh falë një supergoli të Kualjarelës në minutën e ‘3. Edhe pse shumë të paqartë në ndërtimin e aksioneve, Interi rrezikoi dy herë në portën e Juves me Kasanon dhe Palacion, por Buffon bëri mrekullinë duke mos lejuar që topi të përfundonte në rrejtë.
Dy momente të dyshimta gjatë pjesës së parë, një për Interin dhe 1 për juven u anashkaluan nga gjyqtari Ricoli.
Në të dytën Interi barazoi me Palacion, por ky rezultat zgjati vetëm pak minuta pasi Matri riktheu avantazhin me një asisit të Kualjarelës, në një kohë kur lojtarët kundërshtarë pretendonin se topi kishte përfunduar jashtë.
Skuadra e Stramaçonit kërkoi të reagonte sërish, por lojtarët ishin të pafuqishëm të finalizonin me sukses aksionet e krijuara.
Nervozizmi tek lojtarët e Interit u rrit akoma më shumë pasi Ricoli nuk akordoi një 11-metërsh për Interin, në kohën kur Kasano u rrëzua në zonë nga Kielini. Në fund, Kambiasso u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të keqe ndaj Xhovinko.
Juventusi hakmerret kështu ndaj Inter dhe tashmë shkon i qetë dhe me moral më të lartë drejt Gjermanisë, ku të martën do të luajë me Bajernin, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Top Channel