Lezhë, babai vret të bijën 19-vjeçare
30/03/2013 18:40
Një krim brenda familjes ka tronditur pasditen e sotme një fshat të Lezhës, ku një kryefamiljar ka vrarë fëmijën e tij.
Sipas informacioneve të fundit policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale dhe viktimë e krimit është një vajzë 19-vjeçare.
Autoritetet lokale njoftojnë se Valentina Beko është vrarë nga babai i saj Nikollë Beko, i cili është arrestuar nga uniformat blu.
Burimet shtojnë më tej se shkaqet e krimit janë ende të panjohura, por pritet që ato të zbardhen me marrjen në pyetje të babait të 19-vjeçares.
Top Channel