“Is Arenas” kthehet në çështje për Milanin

30/03/2013 04:20

Milanit nuk i ka pëlqyer aspak vendimi për të zhvilluar ndeshjen Cagliari-Fiorentina në impiantin “Is Arenas” me dyer të mbyllura.

Pas deklaratave të Galliani-t, i cili kishte folur për një “kampionat të parregullt dhe situata të patolerueshme”, ka ardhur edhe komunikata e ashpër e shoqërisë kuqezi, në të cilën flitet për një “kampionat të manipuluar”, me shumë “dossier”.

“A.C. Milan rezervon çdo iniciativë pasuese në selitë kompetente”. Komunikata e Milanit ka ardhur pas zyrtarizimit të zhvillimit të ndeshjes Cagliari-Fiorentina me dyer të mbyllura.

Ja dhe teksti i plotë: “Liga e futbollit ka komunikuar se sfida Cagliari-Fiorentina do të luhet me dyer të mbyllura. Milani luajti më 10 shkurt 2013, në po të njëjtin stadium, por të tejmbushur, ashtu si dhe 6 skuadra të tjera; 3 skuadra kanë luajtur me hyrje të kufizuar për të abonuarit; 3 me dyer të mbyllura; vetëm një, Juventus, në fushë neutrale; ndërsa në njërin rast është dhënë ndëshkimi 0-3 në tavolinë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA