Forbes, 10,3 milionë kinezë janë të pasur

30/03/2013 00:00

Janë rreth 10.3 milionë kinezët e pasur në botë, sipas revistës amerikane ‘Forbes’.

Bëhet fjalë për persona me pasuri nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë. Shumica prej tyre janë të moshës 30-40 vjeç.

Këta persona punojnë në financë, biznes dhe në industri të ndryshme. Ndryshe nga super të pasurit kinezë, pasanikët në fjalë nuk mendojnë të largohen nga vendi i tyre, por duan me çdo kusht që fëmijët të studiojnë jashtë shtetit.

55% e të pasurve kinezë janë meshkuj dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim të lartë.

Top Channel