Dita e tretë në spital për Mandelën

30/03/2013 00:00

Nelson Mandela po kalon ditën e tretë në një spital afrikano-jugor, ku është shtruar për një infeksion në mushkëri dhe ende nuk ka informacione se kur do të dalë nga spitali.

Ditën e premte u tha që ish-presidenti, tashmë 94-vjeçar, po rekuperohej mirë. Zyra e presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, shtoi se Mandela ishte në humor dhe se nuk ka vend për panik.

Nelson Mandela u shtrua në spital ditën e mërkurë. Ky është shtrimi i katërt i tij në vetëm dy vitet e fundit.

Nelson Mandela ka qenë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe ka udhëhequr vendin nga viti 1994 deri në vitin 1999. Ai konsiderohet simbol i luftës kundër aparteidit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA