I entuziasmuar nga konfirmimi i presidentit Moratti, trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, lëshon sfidën për ndeshjen e ardhshme, derbin e Italisë ndaj Juventusit.
“Ekipi është absolutisht gati për këtë ndeshje. Inter-Juventus nuk është një ndeshje e zakonshme, prandaj do të bëjmë maksimumin për t’i dhënë atyre një zhgënjim”, deklaroi Stramaccioni.
Për Interin, përballja me Juventusin vjen pas pothuajse dy javësh pushim, që prej fitores së padobishme 4-1 ndaj Tottenhamit, e cila nuk shmangu eliminimin e Interit nga Europa League.
Ndeshja e kampionatit me Sampdorian u anullua, duke i dhënë më shumë kohë Interit për t’u përgatitur.
Megjithatë, për Stramaccionin, probleme ka pasur me futbollistët argjentinas, të cilët janë kthyer me vonesë dhe të lodhur nga grumbullimi me përfaqësuesen e tyre.
Top Channel