Nga shiu në breshër. Përjashtimi kundër Madureirës, në kampionatin brazilian, mund t’i kushtojë Clarence Seedorf një pezullim më të gjatë nga ajo që ishte hipotizuar në fillim.
Pezullimi nga 3-6 javë, për gjestin e rëndë, tashmë mund të shkojë deri në 12 ndeshje, pasi është shtuar akuza e ofendimit të gjyqtarit të ndeshjes.
Seedorf u ndëshkua me dy kartona të verdhë brenda një minute, me argumentin se po humbiste kohë, pasi i thirrur në stol për t’u ndërruar, refuzoi që të dilte nga ana e fushës që i kërkoi gjyqtari, duke vendosur që të shkonte drejt daljes së zakonshme.
Në marrjen e kartonit të dytë, duket se holandezi protestoi me fjalë të ashpra, ndaj drejtuesit të ndeshjes, duke kaluar edhe kufirin e fjalëve të rënda.
Gjykata sportive e Rio de Zhaneiros pritet të vendosë për këtë çështje gjatë javës së ardhshme. Që prej transferimit në Brazil nga Milani, Seedorf është shndërruar në një prej futbollistët kryesor të Botafogos, ku ka shënuar nëntë gola, në 23 ndeshje të luajtura në këtë sezon.
Top Channel