Marinsi i shndërruar në një terrorist sirian

29/03/2013 09:20

Një ish-marins amerikan rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, pas dyshimeve se luftoi në Siri përkrah një fraksioni të kryengritjes, të konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

30-vjeçari Eric Harroun, i cili shërbeu në ushtrinë amerikanenë vitet 2000-03, dyshohet se luftoi me organizatën islamike, Fronti i Al-Nusrës.

Al-Nusras, e cila besohet se ka lidhje të ngushta me Al-Kaedën, është përgjegjëse për futjen e taktikës së sulmeve vetvrasëse në luftën civile siriane.

Sipas akuzës, Harroun udhëtoi në Siri për t’iu bashkuar lëvizjes terroriste në janar 2013.

Disa fotografi të publikuara në mediat ndërkombëtare nuk lënë dyshime për faktin që ai mundi të rreshtohej përkrah anëtarëve të Al-Nusras në luftime, por roli i Harroun në organizatë është ende i paqartë.


30-vjeçari, foto e tij ne Siri, i veshur ne menyren e zakonshme per nje rebel islamik

Ai u arrestua në rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ditën e mërkurë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kanë bërë thirrje të përsëritura për largimin e presidentit al-Assad, gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me organizatat radikale islamike, të cilat rrezikojnë të mbushin vakumin e pushtetit, në momentin kur qeveria e al-Assad do të rrëzohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA