FBI, hetime për sulmin kibernetik

29/03/2013 09:00

Zyra Federale e Hetimeve në SHBA konfirmoi se ka nisur të hetojë mbi një sulm kibernetik, i konsideruar si më i madhi në historinë e internetit.

Sulmi, i regjistruar gjatë javës, ngadalësoi internetin në të gjithë botën. Besohet se prejardhja e tij ishte nga Rusia e vendet e tjera të Europës Lindore.

Zbulimi i prejardhjes së sulmit dhe teknologjia e përdorur do të jenë në qendër të hetimeve të FBI-së, e cila mund të ketë pak në dorë për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit, jashtë juridiksionit të autoriteteve amerikane.

Aktualisht, FBI është duke hetuar edhe një sërë sulmesh të ndodhura mbi rrjetet e kompanive të mëdha amerikane e disa agjensive shtetërore, për të cilat është akuzuar edhe pjesëmarrja e shtetit kinez.

Ekipe te luftes ndaj krimit elektronike ne pese vende te ndryshme kane nisur paralelisht hetimet mbi sulmet shqetesuese. “Spamhaus”, nje grup me zyra ne Londer dhe Gjeneve, eshte organizate jofitimprurese qe synon te ndihmoje filtrimin e spameve nga posta elektronike.

Se fundi, ajo ka bllokuar serverat e mirembajtur nga “Cyberbunker”, nje uebsajt hollandez i cili percjell çdo lloj materiali, me perjashtim te atyre te lidhura me terrorizmin dhe pornografise se te miturve.

“Cyberbunker” reagoi ashper duke thene se “Spamhaus” po abuzonte me pozicionin e saj dhe se nuk duhet lejuar te vendose “çfare kalon apo jo ne internet”.

“Spamhaus”, nga ana tjeter pretendon se pas sulmit kibernetik qe ka ngadalesuar internetin neper bote, qendron pikerisht “Cyberbunker” ne bashkepunim me “bandat kriminale”  nga Europa Lindore dhe Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA