Shitësi me pakicë online, “Amazon”, ka bërë të ditur se mund të blejë një faqe interneti zbuluese dhe rekomanduese librash, “Goodreads”.
“Goodreads”, me bazë në San Francisco dhe që u themelua në 2007, është një nga komunitetet më premtues online për lexuesit, me 16 milionë anëtarë.
Termat financiare të marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura. Blerja mund të forcojë ndjeshëm shërbimet online të leximit për “Amazon” dhe “Kindle”, përkundrejt lexuesve të tjerë elektronikë dhe tabletave nga “Apple” dhe “Google”.
“Goodreads’ ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës së si të zbulojmë dhe diskutojmë mbi libra të ndryshëm dhe, së bashku me “Kindle”, “Amazon” ka ndihmuar në zgjerimin e mundësisë për të lexuar, në të gjithë botën”, tha Russ Grandinetti, zëvendës president i përmbajtjeve “Kindle” për “Amazon”.
Përdoruesit e “Goodreads” mund të shkruajnë përshtypjet e tyre apo të rekomandojnë libra te njëri-tjetri, por gjithashtu mund të blejnë libra nga shitësit me pakicë online, përfshi “Amazon”.
Top Channel