Totti: Vetëm Messi më i mirë se unë

28/03/2013 00:00

Francesco Totti, në një intervistë të gjatë për ‘La Gazzeta dello Sport’, u shpreh se vetëm Leo Messi është futbollist më i mirë se ai.

Kapiteni legjendar i Romës deklaroi: “Vetëm Messi më ka bërë të mendoj se ka gjëra në futboll që nuk arrij t’i bëj dot.”

Kur u pyet për kundërshtarin më të fortë që ka pasur përballë dhe shokun e skuadrës më të mirë me të cilin ka luajtur, u përgjigj: “Ronaldo ka qenë kundërshtari më i fortë për mua, ndërsa si shokë skuadre zgjedh Batistutën dhe Cassanon.”

Në lidhje me trajnerët që ka pasur në karrierën e tij 20-vjeçare, Totti ka zgjedhur Marcello Lippin, me të cilin fitoi botërorin e vitit 2006. Sulmuesi italian gjithashtu u shpreh se në vitin 2000, nëse Italia do të kishte fituar Europianin, mund të kishte fituar Topin e Artë.

Në intervistë pati vend edhe për një zbulim nga jeta intime e Tottit: “Kam puthur për herë të parë kur isha 10 vjeç dhe kam bërë seks për herë të parë në moshën 12-vjeçare me një vajzë nga Roma që ishte 17 vjeç.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta