
Fëmijët, me pasionet dhe angazhimet e tyre, ishin ata që u vendosën të enjten në vëmendjen e emisionit të “Pasdites”, dedikuar i gjithi kësaj grupmoshe dhe raportit prind-fëmijë.
Katër fëmijë, të pranishëm në studio, treguan pasionet dhe jetën e tyre për publikun.
Gregu, pianisti i talentuar, nxënësi shembullor
Piano është pasioni i tij më i madh, megjithëse ai nuk dëshiron të jetë pianist në të ardhmen. Ky është Greg Andrea i cili ka lindur në zvicër dhe jeton në shqipëri. Sonila, mamaja e Gregut, tregon për lidhjen e vecantë të të birit me pianon.
Gregu është vlerësuar disa herë me çmime në koncertet e pianos. Por, ai nuk është i dhënë vetëm pas muzikës, dëshirat dhe pasionet e tij janë të shumta ndonjëherë edhe ndryshe nga të bashkëmoshatarëve të tij.
12-vjeçari është fëmija i vetëm në familje dhe si i tillë ka fituar kurdoherë vëmendjen e të gjithëve.
Përvec aktiviteteve që ndjek për pasion, Gregu gjithashu është një nxënës i shkëlqyer dhe është vlerësuar çmimin “Nderi i Shkollës”.
Ai dëshiron që të bëhet një arkitekt, por kohën e lirë dëshiron ta kalojë duke pikturua apo duke i rënë kitarës. Tomas Kore, bashkë me motrën e tij binjake ndjekin një sërë kursesh me karakter artistik ku dansi është ndër preferencat e para. Instruktori Erin Sallahi tregon për talentin e 10 vjecarëve.
Tomasi, një piktor dhe kitarist
Një tjetër kurs i përbashkët i binjakëve të familjes Kore është piktura. Siç tregon mësuesja e tyre, Shqipe Hada ata janë vlerësuar disa herë me cmime.
Tomas ndjek edhe kursin e kitarës ku sipas profesorit Denis Bizhga po përparon me shpejtësi.
Mamaja e binjakëve, Denisa, tregon (në video) për raportet e vecanta të fëmijëve të saj.
Alisia, mes sportit dhe skenës
Ajo është një ndjekëse e rregullt e kurseve për gjuhët e huaja, ku të preferuarën ka anglishten. Për 10-vjeçaren Alisia Matraku, pasionet janë të shumta. Mamaja e saj, Doriana na tregon për dëshirat e së bijës.
Alisia është fëmija i parë i familjes dhe si i tillë ka pasur vëmendjen e padiskutueshme të prindërve dhe gjyshërve. Megjithatë me lindjen e Grejd nuk mungoi për pak kohë edhe xhelozia e vajzës, por që klaoi shumë shpejt.
Një nga pasionet më të mëdha të Alisias është sporti. Kjo është një dëshirë e hershme e saj që lidhet ndoshta edhe me familjen. Babai i Alisias, Erjoni është marrë me futboll duke qënë pjesë e ekipit të Dinamos, ndërsa mamaja e Alisias ka luajtuar volejboll edhe tenis.
Ndërokë skena është një tjetër ëndërr e 10-vjecares. Megjithatë ajo ende nuk e di se cfarë dëshiron të bëhet në të ardhmen. Mësuese si mami, aktore apo sportiste.
Gloria, balerina me pasion kafshët
Ajo ëndërron që një ditë të jetë një balerinë e suksesshme dhe të performojë në skenat më prestigjoze në botë. Gloria Muça është 11 vjeçarja e apasionuar pas kërcimit dhe siç thotë mamaja e saj, këtë gjë e ka të trashëguar nga familja.
Ela tregon se e bija nuk është e dhënë vetëm pas artit të kërcimit, ajo ka dëshira dhe pasione të tjera.
Gloria është fëmija i dytë në familjen Muca dhe Ela tregon se ajo është edhe më e ndjeshmja ndër ta.
Mes natyrës dhe dashurisë për kafshëve urojmë që Gloria të jetë një balerinë e suksesshme.
Top Channel