Moratti: I befasuar nga profesionalizmi i Balotellit

28/03/2013 20:20

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka mbetur i befasuar nga pjekuria që ka shfaqur Balotelli në radhët e Milanit, ndonëse theksoi se nuk pendohet për shitjen e tij në 2010-n dhe vendimin për të mos e rikontaktuar në janar.

“Nuk kam pishmane për Balotellin. Për atë që ka ndodhur në të shkuarën, nuk mund që ta rikthenim në skuadër”, deklaroi 67-vjeçari Moratti.

“Megjithatë, nuk mund të mos pranoj admirimin tim për faktin se ai po bëhet gjithmonë e më shumë profesionist, diçka që është në të mirë të futbollistit dhe kombëtares italiane. Ky ishte i vetmi problem në marrëdhëniet tona dhe nëse do të kishte treguar këtë pjekuri që atëherë, me siguri do të kishte vazhduar të qëndronte dhe të fitonte shumë në radhët e Interit”.

Presidenti i zikaltërve, në intervistën e tij në shtypin italian, foli edhe për rëndësinë e marrjes së tri pikëve në përballjen e fundjavës, me Juventusin. “Është e rëndësishme që deri në fund të kampionatit të marrim sa më shumë pikë, qoftë Juventusi apo kushdo tjetër si kundërshtar. Një fitore, si ajo 3-1 e fazës së parë, do të ishte e vlefshme për të na kthyer në rrugën e duhur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA