Inter, Moratti: Mourinho nuk rikthehet

28/03/2013 04:20

Jose Mourinho tek Inter është një hipotezë e parealizueshme. Ai që shuan ëndrrat e tifozëve është vet presidenti Massimo Moratti.

“Me Mourinho-n kam shkëmbyer vetëm mesazhe kortezie. Sigurisht, besnikëria dhe dashuria e tij për Interin më gëzojnë shumë. Por, nuk janë kushtet për rikthimin e tij. Mendoj të rikonfirmoj Stramaccioni-n”, ka sqaruar menjëherë presidenti zikaltër, i cili ka mohuar në këtë mënyrë betejën për të siguruar shërbimet e “Special One”.

Për gazetarët, që duan të dinë më shumë rreth mesazheve me teknikun portugez, i cili tashmë duket drejt lamtumirës me Realin e Madridit, Moratti shpjegon: “Ishin mesazhe simpatie, jo për të krijuar një projekt. Një rikthim në të ardhmen? Nuk i dihet”.

Largësia aktuale me Mourinho-n konfimohet edhe në fjalët në vijim të presidentit të Interit: “Stramaccioni ka krijuar një eksperiencë të re, e cila po jep rezultate pozitive, por nuk do të jetë sfida e radhës (ajo me Juventusin, ditën e shtunë), ajo mbi të cilën do të gjykohet puna e tij. Thjesht mund të them se jam duke menduar rikonfirmimin e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA