Berisha-Ruçi përplasen në Kuvend

28/03/2013 19:35

Parlamenti është shnderruar në tribunë prej nga dy partitë e mëdha nuk lënë asnjë rast për të nxjerrë në pah anët pozitive dhe negative të seciles palë.

Këtë herë, nxitja erdhi nga ndryshimi i kontratës për ndërtimin e kaskades së Devollit, ku gjigandi norvegjez “Stadkraft” mori të gjitha aksionet dhe pritet te nise se shpejti ndertimin e tre hidrocentarleve.

Kryeministri berisha iu referua politikes se ndjekur per zhvillimin e energjise se rinovueshme si menyra e duhur e duhur per hapjen e vendeve te punes ne keto 4 vjet, por ai thote se me gazsjellesin “Trans-Adriatik” dhe kaskaden e Devollit, vendet e punes do te dyfishohen.

“Dhe në rast se në këtë mandat u punësuan, morën rroga 15 mijë familje shqiptare, në mandatin e ardhshëm, në këto vepra do të punësohen së paku  30 mijë shqiptarë. Do të bëjmë gjithçka për lehtësirat fiskale ndaj biznesit. Ne duam që shqiptarët, të djathtë, të majtë, pa parti, të punësohen dhe vetëm të punësohen”, deklaroi kryeministri Berisha.

Por opozita, e cila votoi pro kontrates me “Statkraftin” norvegjez, megjithe kritikat per vonesen ne fillimin e punimeve dhe per ate qe e quajti mungese transparence ne transferimin e aksioneve, paraqiti nje situate te zymte, kur i kerkoi kryeministrit Berisha te jepte llogari per mandatin qe po mbyllet.

“Je në fund të mandatit zotit kryeminister dhe duhet te japësh llogari për dështimet, duhet të japesh llogari për papunësine, duhet të japësh llogari për varfërine, duhet të japesh llogari për korrupsionin, për kriminalitetin, për gjithçka e ke premtuar, qe po t’i kapësh një nga një, nuk i ke realizuar. Kjo është detyra juaj si kryeministër”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Ruçi.

Jashtë debatit Berisha-Ruçi nuk mund te qendronte edhe sistemi i rifiskal qe propozon Partia Socialiste.

Berisha: “Taksa progresive s’do të kthehet kurre me. E bazoj ne faktin se vendet e punes, hidrocentralet, investimet, fabrikat apo fermat nuk jane te majta apo te djathta, por jane vende pune, qendra punesimi. Ndaj dhe kam bindjen me te madhe se shqiptaret, te cilit do spekter politik qe te jene ata,  nuk do te pranojne kurre rikthimin e nje takse famekeqe”.

Ruçi: “Taksa progresive eshte nje takse e ekonomise se tregut, e aplikuar ne Europe dhe matane oqeanit, ne SHBA e kudo. Keshtu qe ju nuk keni pse perdorini frazeologjine tuaj per te bere debatin per taksen progresive. Nese ke argumenta per taksën progresive, je i mirëpritur. Kreu i opozites, Edi Rama, te ka ftuar me shume se nje here ne debat publik ne studion qe te deshirosh ti. Dil dhe debato per taksen progresive”.

Ky debat nuk dihet a do te ndodhe ne keto zgjedhje, por e sigurte eshte se batutat nuk do te mungojne.

Ruçi: “Po e nis si asnjehere tjeter me kryeministrin per ngjyren e kravates. Mireserdhe tek ngjyra e Rilindjes Shqiptare”.

Kësaj batute, kryeministri Berisha iu përgjigj: “Zoti Ruçi, nuk ke faj ti se edhe ngjyrat ua ka ngatërruar piktori me zhgarravinat e tij. Kjo nuk është mavi siç jeni ju partia mavi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA