Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Durrësit zbardhi pas 10 ditësh një pengmarrje të rreme të një 18-vjeçari nga fshati Rrotull, Ishëm.
Policia arrestoi shtetasin Floren Bushi, 18 vjeç, i cili kishte sajuar gjithë historinë e pengmarrjes. Ai u arrestua për veprat penale të vjedhjes, kallëzimit të rremë dhe njoftimit të rremë në organet e rendit.
18-vjeçari kishte vjedhur në shtëpinë e tij një shumë prej 500 mijë lekësh dhe ishte larguar nga banesa. Babai i tij bëri padi në polici pas zhdukjes së të birit dhe disa orë më vonë merr një mesazh telefonik sipas të cilit disa persona i kërkonin para’ në shkëmbim të jetës së djalit të tij. Policia menjëherë nisi hetimin e kërkimin dhe mëngjesin e djeshëm arrestoi në Gjirin e Lalzit 18-vjeçarin që kishte sajuar gjithçka.
Paratë e vjedhura në shtëpinë e tij ai i kishte shpenzuar nëpër lokale nate në Tiranë dhe kishte qëndruar në disa hotele të ndryshme në kryqytet. Më pas, i kishte kërkuar lekët sërish të atit duke trilluar një histori pengmarrjeje. Policia ka vënë në ndjekje penale edhe një shtetas tjetër për arsye se duke pasur dijeni dhe ndihmuar për largimin drejt Tiranës të Florenc Bushit, gjatë zhvillimit të hetimeve për gjetjen e tij ka deklaruar të kundërtën para oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Top Channel