Qeveria e Kosovës paralajmëron se bashkë me faktorin ndërkombëtar do të intensifikojë aktivitetet për normalizimin e situatës ne veri të Kosovës në rast dështimi të marrëveshjes së dy prillit.

Autoritetet qeveritare megjithatë thonë se status quo-ja në këtë pjesë të vendit nuk mund të vazhdojë siç është.

Pavarësisht qëndrimit të palës serbe, e cila në kërkim të kompetencave ekzekutive për asociacionin rrezikon të mos e pranojë marrëveshjen, shefi i ekzekutivit kosovar Hashim Thaçi u shfaq sërish optimist se më dy prill do të ketë marrëveshje.

Në takimin e radhës së qeverisë kryeministri Thaçi tha se ka njoftuar ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe se ata mirëpresin arritjen e marrëveshjes me dy prill.

“Kemi një mbështetje të plotë dhe unike të të gjitha vendeve të Kuintit në qasjet tona. Shtetet e Kuintit mirëpresin arritjen e marrëveshjes me 2 prill”, deklaroi Thaçi.

“Në rast të arritjes së marrëveshjes për përfshirjen e plotë të institucioneve në veri, atëherë institucionet e Kosovës, EULEX dhe NATO do të jenë atje për të garantuar lëvizjen e lirë, krijimin e një ambienti të sigurt në atë pjesë të territorit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë për shpërbërjen e strukturave ilegale të sigurisë”, nënvizoi ai.

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria e Kosovës ka një plan të dytë për rregullimin e situatës në veri nëse marrëveshja dështon të arrihet, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi la të nënkuptohet se ky plan nuk ekziston. Megjithatë sipas tij, status quo-ja atje nuk mund të vazhdojë.

“Ne nuk i paraprijmë një gjëje të tillë, që mos te këtë marrëveshje, por Kosova do të luajë një rol konstruktiv gjithmonë në dobi të paqes, stabilitetit dhe raporteve të mira ndërshtetërore. Gjithmonë ne do të bëjmë përpjekje për ushtrimin e kontrollit efektiv apo sovranitetit në cilëndo pjesë të territorit të Kosovës. Në këtë drejtim presim një mirëkuptim apo një angazhim më të madh të faktorëve ndërkombëtarë”, deklaroi Kuçi.

I pyetur të komentojë dokumentin tetëpikësh të baroneshës Ashton të cilin e kanë publikaur mediat serbe, numri dy i qeverisë tha se i kanë dhënë vërejtejt e veta edhe për këtë. Kuçi shtoi se ai dokument duhet të jetë më i mirë dhe të hiqen dykuptimësitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA