Vetmia rrit vdekshmërinë tek të moshuarit

26/03/2013 16:50

Izolimi shoqëror është një prej rreziqeve kryesore që rrisin vdekshmërinë tek të moshuarit, tregoi një studim i publikuar gjatë së martës.

Pasi mori në shqyrtim 6 500 meshkuj dhe femra të moshës 52-vjeçare e sipër, studimi i zhvilluar në Britani arriti në përfundimin se vetmia rrit me 26% rrezikshmërinë e vdekjes brenda shtatë viteve të ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që vetmia dhe izolimi shoqëror lidhen drejtëpërsëdrejti me gjendjen shëndetësore.

Megjithatë, studimi evidentoi se njerëzit e pamartuar ose ata që jetonin të vetëm pas kësaj moshe, kishin një përqindje shumë më të lartë të prekjes nga sëmundjet e mushkërive apo artriti.

Vetmia pas kësaj moshe lidhet drejtëpërsëdrejti edhe me faktorë të tjerë rreziku, përfshirë depresionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA