Komisioni Europian i dha dritën jeshile Kroacisë, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian në datën 1 korrik, si vendi i 28 anëtar i unionit.

Anëtarësimi i Kroacisë mund të realizohet pasi të 27 vendet anëtare të ratifikojnë marrëveshjen. 19 shtete kanë dhënë miratimin e tyre zyrtar deri më tani dhe nuk pritet të evidentohen probleme në marrjen e aprovimit nga tetë vendet e mbetura.

Megjithatë, një raport monitorues i KE-së, theksoi se Zagrebi zyrtar duhet të marrë masa të mëtejshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kroacia, e cila negocioi me Brukselin dhjetë vjet për anëtarësimin, shndërrohet në vendin e parë që i bashkohet BE-së, që prej Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007-n.

“Ne kemi besim se Kroacia do të jetë në gjendje t’i bashkohet BE-së në 1 korrik 2013”, deklaroi të martën, gjatë një vizite në Bruksel, Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule.

“Arritjet e Kroacisë janë të gjithëanshme dhe të shkëlqyera deri tani, duke e shndërruar këtë shtet në një shembull për rajonin, por është e rëndësishme që vendi të shmangë vetkënaqësinë”, paralajmëroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA