Goleadë kuqezinjsh në “Qemal Stafa”

26/03/2013 22:00

Goleadë në “Qemal Stafa”. Shqipëria ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-1 Lituaninë, në ndeshjen miqësore që shërbeu më shumë si një test i mirë ky për skuadrën e drejtuar nga De Biazi e cila tregoi se fitorja në transferta ndaj Norvegjisë në Oslo nuk ishte rastësi.

Kuqezinjtë nisin që në minutat e para presionin ndaj miqeve, të cilët duhet thënë në renditjen e FIFA-s janë 56 vende me inferiorë se ne. Megjithë rastet dhe topat e hedhur në zonë, goli mbërrin në minutën e 33 kur Alban Meha realizon një supergol nga një goditje dënimi.

Katër minuta më vonë ishte Edgar Çani ai që dyfishoi gjithcka, ndërsa Basha vulosi në 3 me 0 rezultatin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi sërish me Shqipërinë në sulm, ndërsa miqtë dukeshin të pafuqishëm për të reaguar. Presioni i madh në zonën kundërshtare sjell golin e katërt për tanët, falë një devijimi të njërit prej mbrojtësve letonezë.

Pak minuta më vonë, miqtë shënojnë golin e nderit, ndërsa De Biazi hodhi për disa minuta edhe Valdet Ramën, shqiptari që aktivizohet në Primera Division për Valadollid që veshi për herë të parë fanelën kuqezi.

Tashmë s’na mbetet vec të presim e të urojmë që forma e mirë e kuqezinjve të jetë edhe më 7 qershor, kur luhet ndeshja e kthimit ndaj Norvegjisë në Tiranë. Kombëtarja jonë ndodhet në vendin e dytë të grupit, me pikë të barabarta me Islandë dhe dy më pak se sa Zvicra kryesuese. Kjo renditje rrit si asnjëherë tjetër shpresat e tifozëve për një kualifikim për në botërorin e Brazilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA