
“Candoco Dance Company” është një nga kompanitë e kërcimit për profesionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.
Vit pas viti, ata kanë ndërmarrë ture të shumta e mbresëlënëse, duke përfshirë kompani kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hapat e parë të kompanisë datojnë që në vitin 1991. Producenti i kompanisë, Pedro Machado na tregon më shumë rreth fillesave të saj.
“Gjithçka nisi në mënyrë shumë organike, në një studio të vogël, ku ishin dy vetë, Adami dhe Celeste. Ata nisën të jepnin leksione kërcimesh për invalidë. Grupi i nxënësve ishte shumë i entuziasmuar dhe shumë shpejt, bashkëpunimet nisën të ftoheshin. Celeste pajtoi koreografë vallëzimi, për të hedhur hapa të rinj në këtë fushë dhe kompania u rrit shumë shpejt”, tha Machado.
Sot, “Candoco” vazhdon të ndryshojë imazhin e kërcimit, duke prodhuar shfaqje të guximshme e duke pasur element thelbësor: gjithëpërfshirjen.
“Njohemi si një kompani profesioniste vallëzimi. Kemi shumë të rinj të përfshirë, bashkëpunojmë me një universitet vallëzimi dhe japim mundësi për të punuar për shumë njerëz, për profesionistë e persona me aftësi të kufizuara”, shpjegon producenti.
Me një kast prej 1300 vullnetarësh, 120 fëmijë vullnetarë dhe 200 balerinësh profesionistë performuan në mbylljen e lojrave paraolimpike në Londër në vitin 2012
Në rast se nuk bëhen dallime dhe të gjithëve iu jepet një mundësi, edhe personat me aftësi të kufizuara munden të shpalosin aftësitë e tyre. “Në vallëzimet tona, pavarësisht talentit, të gjithë pjesëmarrësit bëjnë diçka”, shton Machado.
Prej ditës së dielë ata janë në Shqipëri për të performuar një pjesë me tre akte. Fillimisht me një koreografi për një trupë kërcimtarësh me aftësi të kufizuara më 1983, u rivendos në skenë nga kompania e kërcimit Trisha Broën dhe “Candoco”. Kjo pjesë e vjetër klasike është risjellë me një skenografi të re dhe me këndvështrimin e “Candoco”-s.
Ata krijojnë përvoja të mira dhe gjithpërfshirëse për publikun dhe pjesëmarrësit që emoconojnë dhe zgjerojnë perceptimet e artit dhe aftësisë, duke vendosur në qendër të punës njerëzit dhe bashkëpunimin midis tyre.
Top Channel