Lufta kundër kriminalitetit

25/03/2013 16:00

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dekalaroi domosdoshmërinë e përmirësimit të teknikave të hetimit, në një kohë që sipas numrit një të organit të akuzës lufta ndaj krimit të organizuar mbetet një sifdë.

“Shqipëria është tashmë një vend i hapur dhe mundësitë për penetrimin e elementit kriminal ndërkombëtar janë të mëdha. Nga ana tjetër, edhe krimi i brendshëm është i pranishëm dhe ndikon në opinion. Jemi dëshmitarë se si elementët kriminalë po sfidojnë shtetin dhe për këtë arsye është shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, që janë ekskluzivitet i strukturave të drejtësisë. Faktorë të tjerë nuk duhet të ndërhyjnë”, deklaroi Llalla.

Prokurori i përgjithshëm u takua me një nga penalistet më të famshëm në shkallë ndërkombëtare, zotin Sherfi Basiuni, i njohur ndyrshe si “kumbari i ligjeve”. Profesor Basiuni deklaroi se jo domosdoshmërisht ashpërsimi i ligjeve penale sjell rënie të kriminalitetit.

“Në shumë vende është tendenca e parlamentit të ashpërsojnë dënimet, por kjo nuk e ul kriminalitetin. Ajo që duhet theksuar është parandalimi i krimit nga policia dhe autoritetet. Rëndësi ka të studiohen çështjet e llojit të kriminalitetit për të parë se çfarë masash duhen marrë”, deklaroi profesor Basiuni.

Dyshimet për pedofilinë

Ndërkohë, kreu i akuzës konfirmoi se prokuroria është duke hetuar rastin e një qendre fëmijësh kujdestarët e të cilëve u dënuan për abuzime seksuale.

Një psikologe denoncoi në emisionin “Exclusive” se disa prej fëmijëve të abuzuar vazhdohet t’u paguhet qeraja e shtëpisë në mënyrë misterioze, duke hedhur dyshime për vazhdimin e një rrjeti pedofilie.

“Kemi mbledhur dhe pritur zotin Basiuni, me të cilin do diskutojme për reformimet e mëtejshme që ne synojmë t’i sjellim institucionit tonë. Në të gjitha rastet që media juaj, apo të tjera, ka mbledhur prova apo dyshime për ekzistencën e veprave penale, prokuroria do të nisë hetimin dhe ka të tjera që janë në hetim”, nënvizoi Llalla.

Madje, sipas deshmive, fëmijët e abuzuar janë marrë në pyetje pas përfundimit të hetimit gjyqësor nga avokatja e tre pedofilëve të huaj, për llogari të ngritjes së një padie në Gjykatën e Strazburgut.

Sipas prokurorëve, kjo praktikë është e paligjshme dhe avokati ka shpërdoruar detyrën duke mbledhur prova në këtë mënyrë për këtë çështje. Më e pakta që dyshohet është pagimi i qerasë së fëmijëve të pastrehë, në këmbim të dëshmive se ata nuk janë abuzuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta