E bindur se marrëveshja që pritet të arrihet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është me pasoja të mëdha sepse krijon një territor autonom serb brenda Kosovës lëvizja Vetëvendosje do  t’i thotë jo këtij procesi nëpërmjet protestave.

Zyrtarët e Vetëvendosjes njoftuan për organizimin e një tubimi protestues me 30 mars duke filluar nga ora 13 në qytetin e Mitrovicës. Ata ftuan gjithë shqiptarët për pjesëmarrje në këtë proteste e cila gjithsesi se nuk do të jetë e fundit.

Sipas Vetëvendosjes populli ka dy rrugë para vetes, të ndërpresë dialogun duke rrezuar qeverinë thaci apo të pranojë marrëveshjen e cila e ben shtetin e kosovës jofunksional.

Vetëvendosje akuzon kryeministrin Hashim Thaci  se në procesin e dialogut nuk ka arritur ta integroj veriun e Kosovës por nëpërmjet asociacionit të komunave serbe sic thote Visar Ymeri po “c’integrohet”  jugu duke lejuar qe komunat serbe t’i bashkohen asociacionit.

Deputetit Visar Ymeri duket se i ka pëlqyer përmbajtja e fjalimit të kryeministrit Hashim Thaci në këshillin e sigurimit të kombeve të bashkuara sidomos pjesa ku kryeministri thaci ja përmendi daciqit kërkim faljen të cilën serbia nuk e ka bërë. Por qëndrime të tilla sipas Ymerit duhet të kishin qenë kushte në dialogun politik mes palëve ashtu sic ky subjekt politik kishte kërkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA