Në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, u promovua monografia “Shkupi” i publicistit  Kim Mehmeti. Ky promovim jo konvencional, u realizua nëpërmjet  një bashkëbisedimi mes autorit dhe  nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Vetevendosje, Glauk Konjufca.

Për të shkruar “Shkupin”, autori thotë se është  nxitur nga fakti qe asnje historian apo krijues shqiptar nuk kishte shkruar dicka të tillë për këtë kryqender shqiptare, përderisa kishte dhjetra autorë sllavë që e kanë trajtuar këtë çështje.

Ky  liber ku pershkruhen proceset historike, vjen në një kohë të ngarkuar me ngjarje të dhunshme ndaj shqiptareve. Ndaj ky promovim lidhet ngushtë me aktualitetin dhe autori flet per punen e pamjaftueshme te Tiranes dhe Prishtines ne raport me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.

Në një vend ku dhuna nxitet nga institucionet, sipas Mehmetit, cdo shqiptar duhet te ndihet pak “shkuptar” per te parandaluar sulme te sic I quan ai terrorizmit urban qe po ndodh ditet e sotme ne Shkup.

Autori godet ndryshimet që po pëson Shkupi si një strategji që permes planifikimit hapsinor të ndodhë deshqiptarizimi  I pjeseve te caktuara te qytetit.

Kjo monografi ne te cilen trajtohet edhe ceshtja religjioze e shqiptareve sin je nder proceset e rendesishme historike, dite me pare u promovua ne Shkup, ndersa  pas Prishtines do te promovohet edhe ne Tirane.

Top Channel