I pafajshmi lirohet pas 22 vitesh burgim

22/03/2013 09:05

Pas më shumë se dy dekadash pas hekurave, David Ranta u la i lirë nga një gjykatë në Bruklin, SHBA, me fjalët: “Mos të të shohim më këtu”.

Kjo ishte mënyra origjinale e gjykatësit, për t’i kërkuar ndjesë këtij shtetasi për 22 vite burgim të padrejtë, për një vrasje të cilën Ranta nuk e kishte kryer.

Një histori e dhimbshme, e cila edhe një herë ilustroi se edhe në një shtet që krenohet me sistemin e tij drejtësor, duhet edhe më shumë punë për të siguruar një proces perfekt.

Ranta u shpall fajtor për vrajsen e një rabini hebre në vitin 1991 dhe kishte humbur të gjitha të drejtat për apelim, deri kur një dëshmitar i kohës, deklaroi disa javë më parë se kishte gënjyer në sallën e gjyqit, për fajësinë e tij.

Sipas dëshmitarit, ai ishte detyruar nga dhuna psikologjike e ushtruar ndaj tij në një komisariat policie, për të identifikuar Rantën si autorin e krimit. Kjo dëshmi e rreme rezultoi vendimtare për burgosjen e 58-vjeçarit.

”Zoti Ranta, të kërkosh ndjesë për atë që ju keni vuajtur është një nënvlerësim i madh, megjithatë më duhet ta them gjithsesi. Jeni i lirë dhe mos t’iu shoh më këtu”, deklaroi gjykatësja Miriam Cyrulnik, në shpalljen e vendimit.

I pyetur se çfarë do të bënte pas rikthimit në liri, Ranta tha: “Ende nuk e di. Për momentin më duket vetëm sikur jam nën ujë duke notuar. Emocionet më janë mbivendosur”.

Përsa i përket vrajses së rabinit, pas lirimit të 58-vjeçarit, nuk ka asnjë të dyshuar apo të burgosur për këtë krim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA