Për koinçidencë apo jo, në fjalimin e tij prej 17 minutash, duke festuar
me demokratët ditën e fitores së zgjedhjeve të para demokratike,
Kryeministri Sali Berisha përmendi në mënyrë të barabartë fjalët
“ndryshim” dhe “fitore”. Nga 9 herë secilën prej tyre.

Sali Berisha e konsideron 22 marsin 1992, si diten kur shqiptaret firmosen per ndryshimin e madh epokal te vendit. Demokratet kerkojne te perserisin historine me 23 qershor, duke kerkuar kerkuar nje mandat tjeter qeverises.   

“Ne jemi ndryshimi, përpara për zgjedhje të lira e dinjitoze, për një 22 mars të dytë në 23 qershor. Ne do fitojme”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha beson ne nje fitore si e 22 marsit ’92, sepse, siç thote ai, me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike lidhet çdo arritje historike e shqiptareve, anetaresimi ne NATO, liberalizimi i vizave, rindertimi i infrastruktures, rritja e pagave dhe pensioneve, reformat qe nuk lejuan vendin te futet ne krize ekonomike dhe hapja e vendeve te reja te punes. Kryeministri Berisha thote se shqiptaret shohin tek Partia Demokratike alternativen e fjales se mbajtur per premtimet e dhena.

“Sot zgjedhjet e lira dhe fitorja e 23 qershorit jane vendimtare per çdo qytetar te papune qe pret me padurimin krijimin e vendeve te reja te punes, te shohe sesi kthehen ne realitet premtimet tona, perpara për krijimin e 250 mije vendeve te punes ne mandatin tone te ardhshem”, theksoi Berisha.
 
Kryeministri Berisha beson se shqiptaret do ta votojne serish me 23 qershor Partine Demokratike si forcen politike qe ka cuar perpara procesin e integrimit europian. Sali Berisha i vleresoi njesoj zgjedhjet e 22 marsit 92 me ato te 23 qershorit 2013, kur tha se shqiptaret duhet t’i japin te njejten pergjigje si 21 vjet me pare atyre qe bllokuan marrjen e statusit kandidat.

“U themi atyre se endrra jone europiane nuk mund te kete te ndalur. Me forcen e lirise se votes sone ne do te shembim murin e bllokimit. Shqipëria drejt Europes, Shqiperia drejt rruges se integrimit. Zgjedhjet e lira dhe zgjedhjet e 23 qershorit jane vendimtare per çdo shqiptar per integrimin e Shqiperise ne Europe.Ne jemi ndryshimi. Jemi dhe do mbetemi lokomotiva e integrimit. Perpara per fitoren e shqiperise europiane”, tha Berisha.

Ne radhen e pare ku qendronin zyrtaret e larte te Partise Demokratike, ishte sot edhe nje nga ish-themeluesit e saj, i saporikthyeri Eduard Selami.

Qindra autobusë nga rrethet

Mëngjesin e të premtes me qindra autobusë në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e vendit mberriten ne Tirane.

Simpatizante te Partise Demokratike por me se shumti punonjes te administrates shteterore ne menyre te organizuar u nisen drejt Tiranes. Per te transportuar keta persona eshte perdorur edhe nje tren i linjes Durrës- Tiranë.

Udhetimi per ata qe jane nisur per te marre pjese ne kete miting festiv organizuar nga Qeveria ka qene falas.

Top Channel