Sipas studimeve, një në 2 burra mbi të 50-at ka shqetësime të prostatës. Me zhvillimin e sëmundjes, nga një proces normal urinimi arrihet vetëm në disa pika e më pas bllokim të urinimit, duke e kthyer vajtjen në tualet në një torturë të vërtetë.

Dr. Francesco Saverio Grossi, nga spitali “SALUS”, na tregon më shumë rreth arsyeve që e shkaktojnë këtë sëmundje.

”Problemet me prostatin janë pa dyshim mashkullore, por ato janë më shumë se një. Problemet lidhen me enjtjen e pjesës qëndrore. Po e krahasoj prostatin me një frut, m një mandarinë apo portokall. Gjatë rritjes, ai krijon shtypje në kanalin e urinës, duke krijuar shtypje apo vështirësuar kalimin e urinës. Kjo vjen me pakësimin e urinës, por më pas shfaqen simptoma si zgjimi natën, etj. Nëse problemi është brenda lëkurës, kemi të bëjmë me një tumor, por ky do një tjetër trajtim”, tha doktor Grossi.

Prostatiti është një enjtje e prostatës, gjëndra kryesore ndihmëse e aparatit gjenital mashkullor.

Ai mund të shfaqet në dy forma: akut ose kronik. Dhimbjet janë karakteristike në infeksionet e prostatës dhe shpeshherë pacienti i drejtohet mjekut për të përcaktuar diagnozën, si dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Me kalimin e viteve, mostrajtimi dhe shmangia e ndërhyrjes kirurgjikale, e çon të sëmurin deri në sterilitet apo edhe në shfaqjen e shqetësime serioze në urinim, duke mos lënë pa përmendur edhe problemet seksuale.

Qendrimi ulur për një kohë të gjatë, shtyrja e nevojës për urinim dhe vonesa e vizitës tek mjeku mund ta rëndëjnë gjendjen. Pas ndërhyrjes faza e rehabilitimit nuk zgjat shumë, por ndryshimet në mënyrën e jetësës janë thelbësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA