Inkontinenca urinare është paaftësia për të kontrolluar dhe për të mbajtur urinën. Gratë janë më shumë të prekuara prej kësaj sëmundje se sa meshkujt sepse ndërtimi anatomik i organit femëror paraqet probleme në mekanizmin e vetpërmbajtjes. Ndër tre gra njëra prej tyre vuan prej këtyre shqetësimeve.

Inkontinenca ose urinimi i pavullnetshëm është më i zakonshëm tek gratë që kanë pasur një ose më shumë lindje natyrale të fëmijëve.

Tek gratë me menopauzë, fshikëza dhe uretëri janë organe të cilat në kushte normale nga ana fiziologjike na lejojnë të urinojmë vetëm kur dëshirojmë.

Kurse tek burrat, në pjesën më të madhe të rasteve inkontinenca ndodh për shkaqe të ndërhyrjeve kirurgjikale në demolimin mbi pelviksin e vogël.

”Operimi është shumë pak ndërhyrës. Kryhet një prerje e vogël në murin e brendshëm vaginal dhe nëpërmjet ageve të posaçme vendoset një lloj fashe, e cila e kthen qafën e fshikëzës dhe të uretrës në pozicionin e vet anatomik, në mënyrë që të mos ketë humbje të pavullnetshme urine në rast të një shtypjeje në bark. TVT ose TOT, shkurtime nga anglishtja për Tensionfree Vaginal Tape, për fasha që vendosen pa krijuar shtypje, të cilat mund të vendosen nëpërmjet një mënyre sipër pubisit ose nëpëmjet mënyrës transoturatore, duke përdorur një boshllëk natyral brenda trupit, prandaj dhe emri TOT”, thotë specialisti urolog italian i klinës “Salus”.

Ekzistojnë tipe të ndryshme të inkontinencës. Së pari është inkontinenca nga sforcimi, ku urinimi ndodh në mënyrë të pavullnetshme gjatë një sforcimi fizik sic është e qeshura, kollitja, tështima, ndryshimi i pozicionit, të ecurit, vrapi apo edhe ngritja e peshave.

Inkontinenca urgjente, kur humbja e pavullnetshme e urinës shoqërohet prej aktit të urinimit. Inkontinenca fikse përfshin të dyja tipet e ikontinencës.

“Rreziqet janë si për jetën shoqërore, ashtu dhe për jetën në çift. Sepse nëse inkontinenca krijohet si sëmundje për shkak të këtyre mekanizmave që përmendëm më parë, është e vështirë të kthehet pas. Mund të provohet me fizioterapi, për të përforcuar shtresën e legenit, por është e vështirë të japë rezultate afatgjata e mbi të gjitha jo në masën 100%. Sigurisht që duke mos kryer ndërhyrjen, inkontinenca (mospërmbajtja) do të jetë gjithnjë e më e pranishme në të ardhmen”.

Sipas mjekëve, është e nevojshme që personi i cili ka këtë problem mos të heshtë, por t’i drejtohet mjekut specialist. Nëse nuk trajtohet ose nuk ndiqet një fiziokineziterapi e pjesës perinale në vazhdim do t’ju duhet të përballen me probleme edhe më të mëdha si nga ana shëndetësore ashtu edhe në jetën në çift.

Mjekët në spitalin “SALUS” e kanë trajtuar një problem të tillë shëndetësor tek pacientët e tyre. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, rekuperimi pas operacionit ka qenë i shpejtë dhe vetëm brenda pak ditëve pascienti ka pasur riintegrim total të funksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA