Shpesh e neglizhojmë, na duket për të qeshur apo edhe ironizojmë kur diku afër sediljes së shoferit shohim tabelën: Kujdes! Mos i fol shoferit.
Na duket e pabesueshme se biseda me personin që nget makinën mund të ketë pasoja fatale.
Sipas specialistëve, biseda me shoferin është receta e katastrofës në rast se shofëri ka për të marrë një kthesë të fortë apo i duhet të bëjë një manovrim të detyruar.
Rezultatet e një studimi në Kanada tregojnë se kur rruga nuk ka kthesa të forta, kur duhet të ecësh drejt apo kur nuk ka shumë trafik, truri nuk është shumë aktiv.
Kur duhet të bësh manovra të vështira, truri është në gjendje alarmi dhe është totalisht i përqendruar vetëm në atë veprim.
Hulumtuesit studiuan ndërmarrjen e këtij veprimi në pjesët përgjegjëse të trurit. Shikimi, marrja e vendimit të menjëhershëm dhe reagimi për të lëvizur timonin janë procese të ndërlidhura me njëri-tjerin e që duhet të veprojnë në të 100-at e sekondës. Në rast se jeni duke folur vendimet dhe lëvizjet e shoferit ka gjasa të mos rezultojnë efektive.
Dr.Tom Schëeizer, drejtor i spitalit në St Michael thotë se sipas statistikave, kthesat djathtas janë më të vështirat dhe më të rrezikshmet sepse duhet të marrësh në kushtet atmosferike, konsideratë trafikun, semaforin, makinat para dhe pas teje.
Pra, kur ne jemi duke folur pjesë të sistemi tonë pamor janë të përqendruara tek bashkëbiseduesi duke mundësuar zhvillimin e komunikimit.
Në rast se kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme, bie shi, borë…e rrugët janë të rrëshqitshme situata rëndohet dhe rreziku rritet. Në rast se këtyre komponentëve iu shtohet edhe komunikimimi me personin tjetër, mundësitë për të shpëtuar nga aksidenti janë minimale.
Megjithatë të flasësh me pasagjerin nuk është më pak e rrezikshme, sesa të shohësh televizor në makinë apo të flasësh në telefon.
Studime të ndryshme tregojnë se shpesh herë përdorimi i telefonit kur nget makinën është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve.
Vetë drejtuesit e automjeteve pranojnë se ndikohen emocionalisht dhe shpërqendrohen kur shkruajnë një mesazh apo flasin në celular.
Statistikat tregojnë se përdorimi i një telefoni ka të njejtën rrezikshmëri për të bërë aksident sa edhe fakti që mund të ngasësh makinën i dehur.
Në të dyja rastet, ulet përqendrimi dhe në çdo moment je i predispozuar për të bërë aksident.
Kompani të ndryshme në botë kanë ndërmarrë iniciativa edukuese ndaj punëdhënësve të tyre. Sipas tyre, të gjithë atyre personave që iu duhet të përdorin telefonin duhet të hapin krahun e të ndalojnë makinën para se të përdorin telefonin.
Në përfundim, studiuesit sugjerojnë se prodhuesit dhe dizenjuesit e makinave duhet ta frenojnë dëshirën për t’i vëndosur makinës çdo lloj paisjeje komunikimiose të paktën, në momentin që makina është në lëvizje këto pajisje të mos jenë aktive.
Top Channel