Lajme të mira për Realin e Madridit. Iker Casillas ka marrë lejen e mjekëve për t’iu rikthyer stërvitjes me skuadrën pas dëmtimit në dorën e majtë.
Kanë kaluar 55 ditë që kur portieri u dëmtua në ndeshjen ndaj Valencia dhe është rikthyer 4 javë më parë se sa pritej.
Kapiteni i madrilenëve kreu stërvitje të plotë ditën e martë së bashku me portierët e tjerë të skuadrës, Diego Lopez dhe Antonio Adan.
Sipas ‘AS’, Casillas do të jetë i gatshëm për Mourinhon më 30 mars, në takimin e kampionatit ndaj Real Zaragoza.
Nuk dihet ende nëse tekniku portugez do e rikthejë si titullar ose do të vazhdojë të besojë tek Diego Lopez, portieri që u bleu pikërisht për të zëvendësuar Casillasin dhe që është paraqitur shumë mirë në ndeshjet me Barcelonën dhe Manchesterin.
Top Channel