Një adoleshent mbeti i vrarë në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara pasi në gjendje të dehur ngatërroi banesën duke hyrë në ‘shtëpinë e gabuar’.
Sipas autoriteteve amerikane, pronari i shtëpisë duke menduar se bëhej fjalë për një grabitës lajmëroi policinë dhe më pas qëlloi me armë drejt të dehurit, një djalosh 16-vjeçar.
Babai i viktimës tha se djali i tij ka lënë banesën fshehurazi duke dalë nga dritarja për të qenë i pranishëm në një festë të organizuar nga bashkëmoshatarët e tij.
Në përfundim të festës, 16-vjeçari në gjendje totalisht të dehur është përpjekur të hyjë sërish në banesën po nga dritarja, vetëm se këtë herë kishtë ngatërruar shtëpinë.
Shtëpitë janë thuajse identike dhe pak metra larg njëra-tjetrës. Hetimi për ngjarjen vazhdon nga policia, ndërsa prindërit e 16-vjeçarit të vrarë pohojnë se e kanë falur vrasësin e fëmijës së tyre pasi e kuptojnë se bëhet fjalë për një aksident tragjik.
Top Channel