Motoçikleta-valixhe
20/03/2013 11:10
Për të gjithë ata që kanë probleme me parkimin, ja ku vjen zgjidhja: një motoçikletë elektrike që mund të mblidhet si valixhe dhe të tërhiqet pasi ke arritur në destinacion.
Motoçikleta arrin shpejtësi deri në 45 km/h dhe ka një sedilje shumë të rehatshme prej lëkure.
Ky mjet transporti peshon vetëm 25 kilogramë dhe bateria mban deri në 35 kilometra. Për t’u rikarikuar i duhet vetëm një orë.
Kjo motoçikletë, e njohur me emrin Moveo, do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
Top Channel